Traumat dhe dukuritë psikologjike si pasojë e konfliktit, burim për rrezikimin e të drejtave dhe lirive të njeriut
Në historinë e njerëzimit gjithnjë kanë ekzistuar moskuptime, kundërshtime të caktuara si dhe ndarje në baza të ndryshme. Të gjitha këto dukuri dhe shkaqe gjatë historisë së zhvillimit njerëzor, janë paraqitur dhe zhvilluar në forma të ndryshme dhe mënyra të ndryshme. Është e ditur së në procesin zhvillimor të zhvillimit të shoqërisë në përgjithësi këto dukuri të moskuptimeve, mospajtimeve, kundërshtimeve etj, janë shënuar me të njëjtën fjalë si konflikt. Në kontekst të modifikimeve mund të rradhiten edhe format dhe llojet e caktuara të konflikteve dhe dhunës, të cilat gjithsesi paraqesin temën kulminante të analizave në lëmin e studimeve socilogjike, psikologjike, të shkencave politike, juridike, defendologjisë etj. Për të egzistuar konflikti, në te duhet të bëjnë pjesë dy palë të konfrontuara, dhe varësisht nga palët të konfrontuara, konflikti mund të jetë: interpersonal (në mes individëve), intergrupor (në mes grupeve) dhe brenda grupor.
Tema të cilën do ta shtjellojmë në këtë punim do të jenë Traumat dhe dukuritë psikologjike si pasojë e konfliktit që paraqesin rrezikimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.
Kur bëhet fjal për traumat, dukuritë psikoligjike, konfliktet, të drejtat e njeriut, është e domosdoshme që të shërbehemi edhe me përvojat e humanistëve, luftarëve për të drejtat e njeriut, të shërbehemi me porositë për kultivimin e tolerancës të të gjitha llojeve dhe të pengimit të dhunës dhe të konflikteve. Në këtë kontekst për dhunën dhe mungesën e tolerancës do të citojë, Vaclav Havelin, kryetar i Çekisë, i cili ndër të tjera ka theksuar se: “… Dhuna është padrejtësi për qenjen njerëzore …”
Nuk është logjike që të ndodhin konflikte të cilat shkatërrojnë mirëqenjen njerëzore pa marr parasyshë se për çfarë interesash bëhet fjalë, sepse njerëzit vlejnë më shumë se këto pasuri. Nëse pasuria, demokracia dhe paqa shkojnë bashkërisht, atëherë egzistojnë më pak shkaqe që të ndodhin konflikte, lufta nuk do të vjenë në shprehje dhe forcat represive ushtarako-policore do të jenë të parëndësishme?
Edhe tani, kur bëhet fjalë për lirinë, urrejtjen dhe dhunën, është e arsyeshme të kujtojmë porosinë edhe të Martin Luter Kingut nga SHBA- udheqës i lëvizjes për të drejtat qytetare të zezakëve, kur thot se: “Urretja e prek atë që urren aq sa e prek edhe të urryerin…”
Kur bëhen analiza të ndryshme për traumat, dukuritë psikologjike, shkelja e të drejtave të njeriut, si pasojë e konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni, pa dyshim se fundi i atij konflikti nuk do të thotë edhe përfundim i tërësishëm i konfliktit, ose fund problemeve të cilat ia shkaktoi lufta ose edhe një mori problemesh që edhe i kishin edhe para luftës qytetarët në Republikën e Maqedonisë, sidomos në rajonet ku zhvilloheshin luftimet por edhe më gjërë.
Edhe tani në Republikën e Maqedonisë është mase qart se, shoqëria është e ndarë në gupe, dallime nga më të ndryshmet ndërsa kjo ndarje vazhdon edhe në procesin e periudhës pas konfliktuoze dhe në ndryshimin e kushteve të veprimit politik. Ndryshimet dhe dallimet në shoqëri që krijohen në rrethana akoma jostabile, shpeshëherë kuptohen si parakusht për sjellje të vazhdueshme jotoleruese. Shumë vlerësues të raporteve politike, raporteve ekonomike dhe sociale për Maqedoninë mendojnë se, sjellja e natyrshme e njerëzve në fazën e stabilizimit rreth implementimit të obligimeve që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit do të ishte sprovë në diferencimin e vlerave nga jovlerat (që mundë të kategorizohen edhe si sjellje sociopatologjike).
Për fat të keq edhe para konfliktit, gjat kohës së konfliktit dhe në periudhën pas konfliktit duke e përfshirë edhe kohën e sotme me rrethana destabilzuese, në shoqërinë tonë vazhdojnë të ndikojnë jovlerat:
– është prezent korruptimi i disa udhëheqësve në nivele shetëror dhe lokal,
– shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut nga strukturat shtetërore,
–
– sjellje amorale e disa bartësve të posteve partiake,
– korruptim i udhëheqësve shtetëror brenda bashkësive të veta nacionale (shqiptar dhe maqedonas) me manipulimin me ndjenjat nacionale-patriotike të qytetarëve për qëllime dhe interesa personale, duke i përdorur si maskë për mëshefjen e mosuksesit, me mosrealizimin e obligimeve që i kanë marr nga zgjedhësit,
–
– keqëpërdorimi i pozitës së palakmueshme sociale të rinjëve për interesa politike,
– keqëpërdorimi i të rinjëve madje edhe në aktivitet të ndryshme sportive që shpeshëherë fati i tyre mbaron në pamëshirën e disa” bossave” (narkodiler),
– lloje të ndryshme të keqpërdorimive të bindjeve fetare të qytetarit,
– paraqitja e dukurive sociopatologjike, droga, prostuticioni, kriminaliteti i organizuar, matrapazllaku apo pasurimi i ndytë etj.
–
– Këto jovlera kontribuan që një kategori e caktuar e njerëzve të bien në krizë morale, të krijen trauma te një shtresë e popullsisë, të krijojnë efekte sociopatologjike dhe dukuri të ndryshme psikologjike. Një sjellje e tillë te qytetari ynë nuk mund të jet pa ndikim duke pasur parsysh shumë faktor, si përshembull pasiguria familjare, lartësia e të ardhurave materiale në familje, papunësia e anëtarëve të familjes, niveli arsimor, paprespektiva, traditat kulturore etj. Pasi viteve të fundit numri i familjeve të cënuara nga aspekti social është rritur mjaftë (sidomos në rajonet ku ishin të përfshira në luftë), rritet papunësia, ndërsa nga ana tjetër egzistojnë zyrtar shtetëror dhe lokal, duke u shetitur me shumë vite prej posti në post, (duke u futur në biznesin e ndytë) me marifetlëqe të nepotizmit dhe amoralitetit, me sjellje që krijojnë pasiguri, pa mëshirë i shmangen evitimit të krizave morale te qyteri i rëndomt. Mandej, egzisojnë grupacione të cilët pa mund të madh u pasuruan për një kohë të shkurtër të ndihmuar nga Strukturat shtetërore.
– Në kohën e dhjetëviteve të fundit por edhe më herët, persona apo grupacione të ndryshme në kointunitet mbeten të ndihmuara nga të gjitha pushtetet, (njerëz kameleon) është e natyrshme se sjelljet e tilla krijonë kriza, destabilizim, trauma, shkelje të drejtave të njeriut, dhe pa dyshim se një numër i madh qytetarësh mbeten edhe më tej jashtë kujdesit shtetëror. Këta qytetar revoltin e tyre do ta shprehin me sjellje dhe qëndrim negativ ndaj shoqërisë, ndaj partive që janë përfshirë në parlament ose ndaj qeverisë, dhe një ditë do të çrregullojnë rrjedhat “normale” të rregullimit shoqëror. Një pjesë e qytetarëve shqiptarë dhe maqedonas dhe të tjerë, përkundër traumave që ua shkaktoi lufta mbeten edhe më tej në pamëshirën e “bossave” të “tyre” të ndryshëm.
– Në rrethanat e tashme stabilizuese të cilat vazhdohet të kuptohen me një llojë skepticizmi, duhet të kërkojmë përgjigjen në pyetjen: “Se çfarë mund të na bëjë në kohët e sotme të afërt si njerëz? Për çka duhet për të na ardhur keq? A duhet të ballafaqohemi me një fakt se, traumat dhe vuajtaja është pjesë përbërse e jetës të një pjese të qyteraëve? Ky është fakti se ata njerëz të çdo lloji qofshin kanë humbur diçka më të shtrenjtë nga familja, nga trupi dhe shpirti i tyre, nga ajo që ka domethënje më të madhe se shteti, ata njerëz janë me trauma, ata nuk kanë ambicje, ndoshta nuk kanë as hidhërim dhe urrejtje por janë njerëz që vuajnë.” Por heshtja dhe vuajtja e tyre është edhe porosi të mos lejohet të marrin hov dukuritë amorale, kriminaliteti i organizuar (i toleruar nga struktura të caktuara shtetërore) dhe lidhëshmëria e tij me dukuritë socio-patologjike, të prostuticioni, narkodilerizmi, alkoholizmi dhe dukurive të tjera sociopatalogjike.
– Tani pas dy vjetëve, në periudhën e implementimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit, patjetër se krahas respektimit të të gjitha pikave që janë të përfshira në këtë dokument të kompromisit, duhet të promovohen koncepte për tolerancën për respektimin e plot të drejtave dhe lirive të njeriut dhe për njohjen e të drejtës së dallimeve, kështu me njohjen e të drejtës së ekzistimit të dallimeve, përmes egzistimit të shtetit të së drejtës do të bëhet:
– një hap përpara në mirëkuptimin reciprok në mes njerëzve pa dallim feje, kombi dhe gjinie,
– një hap përpara në gadishmërinë për dialog të mëtujeshëm,
– për rregulimin e mardhënjeve ndërmjet njerëzve dhe bashkësive të ndryshme
–
– krijohen parakushte për pengimin dhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve eventuale,
–
– të krijohen kushte për pengimin e dukurive amorale apo sociopatologjike,
–
– do të krijohen raporte me rëndësi esencilae që të avansohen vlerat e pajtimit ndërmjet atyre, që udhëheqën me luftën ose që gjindeshin në anët e kundërta ndërluftuese,
Në avansimin e vlerave që e bëjnë të kuptimt tolerancën dhe të krijojë kushte që njerëzit të respektohen ndërmjet veti, sepse kjo është mënyra e vetme që të ruhet paqja dhe siguria në një shtet dhe jasht tij.
Për zgjidhjen e problemeve te njerëzit të cilët edhe më tej janë peng nga pasojat e traumave dhe dukurive psikologjike që paraqiten si burim i konfliktit për rrezikimin e të drejtave dhe lirive të njeriut pa mëdyshje se duhet të jet obligim edhe i shoqatave jo qevritare. Shpresoj se gjat këtij debati dhe debateve të tjera në seminaret që do të mbahen nga kjo temë, nga ekspert të ndryshëm do të hudhim në pah, por edhe do dalin edhe porosi se, si të organizohet shoqëria dhe shteti që të jet në ndihmë të atyre qytetarëve që iu rezikohen të drejtat dhe liritë e njeriut.
Published 17 November 2003
Original in Albanian
Contributed by Roots © Roots Eurozine
PDF/PRINTNewsletter
Subscribe to know what’s worth thinking about.